LSDM: Balancuesi mbetet në fuqi, fundoset një tjetër premtim i Mickoskit

Maqedonia

LSDM: Balancuesi mbetet në fuqi, fundoset një tjetër premtim i Mickoskit

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 13:58
Foto ilustrim

Ministri i Administratës Publike që vjen nga partia ZNAM pranoi se balancuesi mbetet në fuqi. Edhe pse vetëm dy javë më parë ai foli krejtësisht ndryshe, thonë nga LSDM.

“Me këtë rrëfim u fundos edhe një premtim i Hristijan Mickoskit.

Në vend që ta shfuqizojmë balancuesin siç e ka premtuar OBRM-PDUKM-ja, tani kemi një balancues të përmirësuar dhe të zgjeruar, aplikimi i të cilit do të jetë përgjegjësi e Kuvendit dhe do të menaxhohet nga BDI.

Qeveria e OBRM-PDUKM-së në një kohë shumë të shkurtër nëpërkëmbi të gjitha premtimet e bëra qytetarëve. Dhe ZNAM rezultoi se nuk ishte asnjë faktor në Qeveri, vëzhgues i heshtur dhe ekzekutues i dëshirave të Mickoskit”, akuzojnë nga LSDM.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat