Biljana Stefanoska është emëruar drejtoreshë e Agjencisë për Promovimin dhe Përkrahjen e Turizmit

Maqedonia

Biljana Stefanoska është emëruar drejtoreshë e Agjencisë për Promovimin dhe Përkrahjen e Turizmit

Më: 11 shtator 2024 Në ora: 12:47
Biljana Stefanoska është emëruar drejtoreshë e Agjencisë për Promovimin dhe Përkrahjen e Turizmit

Biljana Stefanoska sot në ambientet e Agjencisë për Promovimin dhe Përkrahjen e Turizmit zyrtarisht e ka marrë detyrën e ushtrueses së detyrës së drejtorit nga paraardhësja i saj, Jasmina Leskarovska.

Stefanoska u angazhua për punë të përkushtuar, përgjegjësi, llogaridhënie dhe transparencë në përmbushjen e rolit të saj të ri.

Jasmina Leskarovska, e cila ishte u.d. drejtoresh e deritanishëm, Stefanoskën e njohu me sfidat aktuale, gjendjen aktuale dhe aktivitetet e planifikuara për periudhën e ardhshme. Ajo i uroi asaj një mandat të suksesshëm dhe shprehu besimin se drejtoresha e re do të vazhdojë me aktivitetet që synojnë zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe përmirësimin e ofertës së përgjithshme turistike.

Leskarovska shprehu mirënjohje të madhe për bashkëpunimin e suksesshëm me sektorin e turizmit të Maqedonisë, Odën Ekonomike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe me programet zvicerane IME dhe SIPPO. Ajo shpreson të vazhdojë aktivitetet me rëndësi për turizmin në vend.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat