MPB: Afati për ndryshimin e patentë shoferëve skadon në fund të vitit, qytetarët t’i ndryshojnë me kohë

Maqedonia

MPB: Afati për ndryshimin e patentë shoferëve skadon në fund të vitit, qytetarët t’i ndryshojnë me kohë

Më: 16 shtator 2024 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme rikujton qytetarët se vlefshmëria e patentë shoferëve me emrin e vjetër kushtetues, në përputhje me ndryshimin e ligjit për sigurinë në komunikacion, përfundon më 31.12.2024.

Ministria u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë ende patentë shoferin me emrin e vjetër kushtetues që të rinovojnë të njëjtat para afatit, për të mos krijuar turma të panevojshme.

Po ashtu, u njoftua se portelet e shërbimeve administrative funksionojnë me kapacitet të plotë.

“Të gjitha ambientet e ministrisë dhe sportelet e shërbimeve administrative funksionojnë me kapacitet të plotë dhe mund t’u shërbejnë qytetarëve për të shkëmbyer patentë shoferët brenda afatit të rregullt deri më 31.12.2024, pa vonesa dhe turma”, thotë MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat