Mickoski: Qëllimi i lidershipit në Sofje nuk janë bullgarët në Kushtetutë, duan të tregojnë muskuj

Maqedonia

Mickoski: Qëllimi i lidershipit në Sofje nuk janë bullgarët në Kushtetutë, duan të tregojnë muskuj

Më: 16 shtator 2024 Në ora: 11:13
Mickoski

Kryeministri Hristijan Mickoski ka komentuar mosshfaqjen e flamurit të Maqedonisë së Veriut gjatë vizitës së presidentes Gordana Siljanovska-Davkova në Sofje, gjatë takimit me kolegun e tij bullgar Rumen Radev.

Mickoski tha se me këtë Bullgaria tregoi synimet e saj të vërteta.

“Në të kaluarën kur poshtërohej dinjiteti maqedonas, nuk kishte asnjë reagim. Tani gjërat janë zgjidhur kështu, diplomatikisht, dërgohen nota proteste dhe nuk do të kemi politikë diplomatike me shtyllë të lakuar. Kur të kalohet vija e kuqe, duhet të reagosh”.

Ajo që është më e rëndësishme për mua, Evropa dhe bota mund të shohin se cilat janë synimet e vërteta të lidershipit të Sofjes. Nuk janë për bullgarët në Kushtetutë. Aty nevoja për të treguar muskujt është shumë më e madhe. Ne jemi gjithmonë të gatshëm t’i përgjigjemi me dashamirësi marrëdhënieve të mira fqinjësore, por atëherë kur të kalohen vijat e kuqe duhet të ndërhyjmë, siç është edhe tani kur ambasadorit të fqinjit tonë lindor do t’i dorëzohet notë proteste”, tha Mickoski.

Ndryshe, dje gjatë një takimi të presidentes Gordana Siljanovska-Davkova me homologun bullgar Rumen Radev, nuk u vendos flamuri i RMV-së, gjë që shkaktoi reagim tek maqedonasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat