OBRM-PDUKM dhe VLEN nuk kanë biseduar për statusin e ish ushtarëve të UÇK-së

Maqedonia

OBRM-PDUKM dhe VLEN nuk kanë biseduar për statusin e ish ushtarëve të UÇK-së

Më: 16 shtator 2024 Në ora: 18:11
Hristijan Mickoski

Partnerët e koalicionit OBRM-PDUKM dhe VLEN nuk kanë biseduar për kërkesën e VLEN-it që Ligji për “Branitellat” të kushtëzohet me përmbushje të të drejtave edhe të ish pjesëtarëve të UÇK-së. Kryeministri Hristijan Mickoski edhe njëherë e përsëriti qëndrimin e tij për mbështetjen që ka për “Branitellat”.

“Jo nuk kemi folur për atë temë. Ne shumë qartë e kemi treguar qëndrimin tonë në të kaluarën, ‘Branitellat’ e kanë pasur, e kanë dhe do ta kenë mbështetjen time”, tha Hristijan Mickoski.

Kurse Arben Taravari nga koalicioni VLEN, kujtoi se i njëjti ligj paraprakisht 5 herë është votuar nga tashmë opozita shqiptare.

“Nuk e di përse po dramatizohet ligji për ‘Branitellat’. Kjo është herë e gjashtë, është sjellur në vitin 2002, 2005, 2007, 2009, 2013, 2015 dhe tani mendoj se nuk është momenti për të diskutuar për tema të tilla. Mendoj se ajo pikë tani për tani nuk do të trajtohet. Këto parti që janë në opozitë, sidomos shqiptare, të gjitha kanë votuar gjashtë herë një ligj të tillë. Kështuqë, mendoj se nuk është momenti që të për këtë të diskutohet”, tha Arben Taravari.

Përndryshe, Ligji për “Branitellat”, aktualisht është stopuar nga Komisioni për Punë Sociale në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat