LSDM: Gordana Siljanovska është e padenjë për presidente

Maqedonia

LSDM: Gordana Siljanovska është e padenjë për presidente

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 10:21
Foto ilustrim

Partia maqedonase LSDM në një kumtesë për media thotë se “pas intervistës së djeshme me Gordana Siljanovskën, është më se e qartë se ajo nuk ka as kapacitet dhe as dinjitet për të qenë presidente e shtetit”.

“Pas vizitës skandaloze në Sofje, ajo tani ka bërë me dije se me vetëdije ka vendosur të bëjë një foto pa flamur për të mos shkaktuar skandal. Ajo me vetëdije ka bërë një fotografi dhe me vetëdije e ka publikuar foton, ndaj sipas kësaj me vetëdije ka provokuar poshtërimin e shtetit dhe qytetarëve”.

“Siljanovska vendosi të poshtërojë shtetin dhe qytetarët e tij që të mos ndihet rehat atje për momentin. Fakti që delegacioni ynë, sipas pretendimeve të saj, ka shkuar plotësisht i papërgatitur, pa kurrfarë koordinimi me protokollin e Radevit dhe pa dijeni se çfarë është planifikuar nga aktivitetet protokollare, tregon për mungesë të plotë të përgjegjësisë dhe profesionalizmit në ekipin e saj. Një vizitë e përgatitur amatorisht që paraprakisht ishte e dënuar të dështonte”, thonë nga LSDM.

Gjithashtu shtojnë se në kushtet kur Maqedonia e Veriut ka një periudhë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe vendime për të marrë, ky lloj amatorizmi në diplomaci është i papranueshëm.

“Për këtë turp janë drejtpërdrejt përgjegjës OBRM-PDUKM-ja dhe Mickoski, së bashku me Timco Mucunski, i cili, ashtu si Siljanovska, gjatë vizitës së djeshme nuk kishte asnjë përgjigje konkrete për asnjë pyetje. Ekipi i Mickoskit demonstron paaftësinë dhe padenjësinë e plotë për politikat kryesore ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat