Bastisje në Gjevgjeli, ndalohet një person për posedim të lëndëve narkotike

Maqedonia

Bastisje në Gjevgjeli, ndalohet një person për posedim të lëndëve narkotike

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

MPB Maqedoni njofton se dje (16.09.2024), në ora 13:40 në Gjevgjeli, zyrtarët policorë nga SPB Strumicë – DPB Gjevgjeli e kanë privuar nga liria I.G (44).

“Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër gjykate, janë gjetur edhe kërcell kanabisi, sende të mbushura me lëndë bimore jeshile dhe shiringa të përdorura me gjilpëra me mbetje të një lënde të panjohur”.

“Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Gjevgjeli dhe pas dokumentimit të rastit kundër I.G. do të dorëzohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Hetimet vazhdojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat