Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski ka takuar sot ambasadoren e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler.
Siç informoi ministri në Facebook, ata diskutuan për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, integrimin tonë evropian dhe nevojën për përshpejtimin e zhvillimit ekonomik, përmirësimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.
“Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme nga SHBA në proceset reformuese dhe demokratizimin e vendit tonë. Shkëmbyem mendime mbi marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe mënyrat për t’i forcuar më tej ato në kuadër të Dialogut Strategjik me Shtetet e Bashkuara.
Rikonfirmuam se aleanca jonë e fortë në NATO mbetet një shtyllë për mbrojtjen e vlerave të përbashkëta demokratike, veçanërisht duke pasur parasysh sfidat aktuale të sigurisë”, ka shkruar Mucunski.