Bilalli: Investimi në ekonomi është patriotizmi më i madh

Maqedonia

Bilalli: Investimi në ekonomi është patriotizmi më i madh

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 19:10
Mersel Bilalli

Vazhdon anashkalimi i investimeve ekonomike në pjesën perëndimore, gjegjësisht aty ku jetojnë shqiptarë në numër më të madh, ndërsa tradita e investimeve në pjesën lindore, aty ku jetojnë qytetarë të etnitetit maqedonas vazhdon të shënojë rritje.

Analisti Mersel Bilalli për “Shenja”, thotë se kjo plagë është e vjetër, pasi siç tha, në 20 vitet e fundit ka investime relevante në numër dukshëm më të larta, të cilat pjesa absolute është investuar në pjesën lindore. Bilalli theksoi se patriotizmi më i madh dhe ai i vërteti është puna dhe ekzistenca në vendlindje, ndërsa shtoi se mosinvestimi në pjesët ku shumica dërmuese jetojnë shqiptarë, ka bërë që shumë të rinj të largohen nga vendi dhe të shpërngulen në shtetet e perendimit.

Të gjitha këto ikje masive, pra në qoftë se interesohemi nëpër ambasada, do të shifet se mbi 55 përqind, që presin viza puna janë shqiptarë, ku organizimi politik shqiptar ende nuk e ka idenë në kokë pa formuluar zhvillimin ekonomik. Ajo është më ekzistencialja, patriotizmi më i madh është ta zhvillosh ekonominë dhe t’i punësosh njerëzit, pra janë momente të fundit që kjo strukturë nuk e di se sa e kanë fuqinë politike, që definitivisht çështjen e marrëveshjes politike ta orientojnë drejt investimeve edhe në pjesën perëndimore të shtetit”, tha Mersel Bilalli.

I pyetur se ky fenomen ndodh për shkak të neglizhencës së partive politike shqiptare, apo tendenca e partive maqedonase, analisti Mersel Bilalli tha se ata janë të vetëdijshëm se ekonomika është burimi i gjithçkaje, ndërsa këta tjerët fatkeqësisht jo.

Edhe njëra edhe tjetra, pra ata janë të vetëdijshëm se ekonomia është burimi i gjithçkaje tonë , të tjetër janë të pavetëdijshëm se ekonomia është burimi i gjithçkaje dhe harxhojnë energji duke emëruar kuadro të ndryshme duke emëruar në pozicione të ndryshme, ose duk punësuar persona në administratë publike dhe prej asaj nuk ka asgjë, ose mundë të ketë simbolikishtë, sepse shumë persona të cilët jetojnë në ambientin me ekonomi të dobësuar, pra me ato rroga që i marrin nga administrata , ato nuk mundet të lidhin skajin me skaj dhe ja jemi dëshmitarë që edhe një pjesë të atyre që kanë qenë të punësuar, qoftë në administratë, i lëshojnë vendin e punës, pra kjo është çështje kyçe që 24 orë në ditë duhet ta bisedojnë strukturat politike, që ja pra fatkeqësisht 22 vite dhe vazhdojnë akoma që mos ta bisedojnë”, theksoi Bilalli.

Kujtojmë se në zonat e lira të Maqedonisë lindore, që nga themelimi i tyre janë hapur rreth 33,000 vende të reja pune, duke siguruar jetesë direkte dhe indirekte për afro 130,000 banorë të asaj ane. Në zonat lindore të shtetit, vetëm për dy vite janë realizuar afro 6,000 punësime të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat