Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron informacionin e publikuar se Kuzhina e Akademisë Ushtarake është mbyllur nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.
“Ju njoftojmë se pas vëzhgimit të jashtëzakonshëm higjieno-epidemiologjik nga institucionet kompetente, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka lëshuar një deklaratë ku qartë thuhet se në kazermën “Goce Dellçev”, ku ndodhet Akademia Ushtarake, nuk janë konstatuar mospërputhje.
Sipas rezultateve të Qendrës për Shëndet Publik, AUV ka vendosur masën ndaj kompanisë që përgatit ushqime për nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë.
Pas marrjes së këtij informacioni, Ministria e Mbrojtjes do të nisë një procedurë në përputhje me ligjin dhe kontratën e prokurimit publik”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes së RMV-së.