Më shumë se 18 milionë euro do të investohen në rindërtimin e konvikteve studentore në RMV

Maqedonia

Më shumë se 18 milionë euro do të investohen në rindërtimin e konvikteve studentore në RMV

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 13:19
Foto ilustrim

Kryeministri Hristijan Mickoski, në pyetjen e gazetarit lidhur me rindërtimin e konviktit shtetëror studentor “Steve Naumov”, tha:

“Më shumë se 18 milionë euro do të investohen në rindërtimin e konvikteve studentore, jo vetëm në Shkup, por edhe në qytete të tjera, ku kemi kampuse dhe qendra universitare. Për dy shtëpitë studentore në Shkup, “Kuzman Josifovski-Pitu” dhe “Steve Naumov” do të investohen 18 milionë euro.

Kryeministri informoi se rikonstruksioni i konvikteve të tjera studentore në vend do të vijojë si një nga prioritetet kryesore të Qeverisë. Është në proces rikonstruksioni i konvikteve shtetërore studentore “Kuzman Josifovski-Pitu” dhe “Steve Naumov”, i cili pritet të përfundojë në periudhën e ardhshme.

Ato dy konvikte do të rikonstruktohen dhe aty ka filluar rikonstruksioni. Presim që të përfundojë në periudhën e ardhshme. Mendoj se instalimet elektrike aktualisht janë duke u kryer, por e njëjta do të projektohet edhe në qendrat e tjera universitare në vend. Pra, ky është një nga ato premtime që kemi bërë për studentët dhe rininë”, tha Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat