Marrëveshja e qirasë për hapësirën afariste lidhur midis “Hej” SHPKNJP dhe Lotarisë shtetërore, Qeveria jo vetëm që e ka zgjidhur, por është edhe bazë për ngritjen e procedurës penale dhe përgjegjësisë penale për autoritetet, sepse është nënshkruar me një çmim deri tre herë më i lartë se çmimi i tregut, deklaroi kryeministri Hristian Mickoski.
Ai sot duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me zgjidhjen e kontratës midis “Hej” SHPKNJP dhe Lotarisë shtetërore, mes tjerash përmendi se licencat për organizimin e lojërave të fatit përmes internetit janë lëshuar në kundërshtim me ligjin, ndërsa kanë qenë dhe lëndë të llojeve të tjera të platformës dhe të gjitha ato siç potencoi, paraqesin abuzim të rëndë, shkelje të ligjit dhe bazë për padi penale.
“Sa i përket marrëveshjes e cila i është nënshtruar lëndës së qeverisë dje, po ajo është shkëputur me vendim të qeverisë. Jo vetëm që është shkëputur marrëveshja, por është edhe bazë për fillimin e procedurës penale dhe përgjegjësisë penale për autoritetet, sepse është nënshkruar me një çmim i cili është trefish më i lartë se në treg dhe janë parashikuar shpenzimet për rinovim. Ajo që është parashikuar, gjegjësisht 2.28 milionë euro për qiranë, ajo është vetëm një pjesë nga marrëveshja. Kanë dhe rreth 1.7 apo 1.8 milionë euro që janë parashikuar për rikonstruktimin e vetë objektit, sepse më parë ai objekt më herët shfrytëzohej për ahengje familjare, kremtime dhe lloje të tjera argëtimi, ndërsa tani është parashikuar që të jetë selia e Lotarisë shtetërore dhe për këtë arsye është ndërprerë”, tha Mickoski.
Ai ka thënë se deri në fund të kësaj jave ose në seancën e ardhshme të qeverisë të martën do të ndërpritet marrëveshja, duke potencuar se çdo dyshim i bazuar që ka ekzistuar për krim të kryer dhe korrupsion të përmasave epike do t’i takojë të kaluarës.
“Në seancën e djeshme është diskutuar, sot për shkak të disa pjesëve të cilat duhet të finalizohen do të jetë në rendin e ditës të kolegjiumit të përgjithshëm dhe pres që në fund të kësaj jave ose tashmë në mbledhjen e ardhshme të qeverisë të martën ajo të ndërpritet. Me këtë, të gjithë donatorët partiakë të cilët zyrtarisht dhe jozyrtarisht ishin të afërt me qeverisjen e kaluar të LSDM-së dhe BDI-së, për të cilët ekzistonte dyshim i bazuar dhe ende ekziston dyshim i bazuar për krim të kryer dhe korrupsion të përmasave epike i takon të kaluarës dhe më në fund qytetarët do të jenë të qetë se në tek ne sundon ligji”, shtoi Mickoski gjatë pjesëmarrjes në rindërtimin e SHFK “Blaze Koneski” në komunën e Aerodromit.
Qeveria dje kumtoi se ka shqyrtuar dhe miratuar informatën për veprimet e ndërmarra për ndërprerjen e Marrëveshjes për dhënien me qira të hapësirës administrative-hapësirën afariste të lidhur ndërmjet HEJ SHPKNJP Shkup dhe Shoqërisë aksionare për organizimin e lojërave të fatit, Lotaria shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Kjo marrëveshje e cila është lidhur në kohën e qeverisjes së kaluar shkaktoi polemika të fuqishme dhe shuma joreale të larta pas çka u përmendën edhe interesa të caktuara fitimprurëse. Marrëveshja është në vlerë prej 2.26 milionë euro për një periudhë disavjeçare”, kumtoi Pres shërbimi qeveritar.