Zeqiri: Për 3-4 vjet do të përfundojë ndërtimi i fazës së parë të kampusit të UNT-së

Maqedonia

Zeqiri: Për 3-4 vjet do të përfundojë ndërtimi i fazës së parë të kampusit të UNT-së

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 12:53
Izet Zeqiri

Rektori i Universitetit “Nënë Tereza”, Izet Zeqiri në Daily Click në TV21 tha se pret që faza e parë e ndërtimit të kampusit të UNT-së të përfundojë për 3-4 vjet.

“Po, të përmbyllet ndërtimi, faza e parë. Faza e parë parasheh ndërtimin e Rektoratit, Sallës së Sportit dhe ndërtimin e një pishine që do të jetë e hapur jo vetëm për studentët, por për të gjithë qytetarët e Shkupit”, theksoi mes tjerash Zeqiri.

Zeqiri thotë se së shpejti do të nis edhe ndërtimi.

“Mendoj në janë dhënë disa kërkesa që nuk janë substanciale, janë kërkesa formale. Që faktikisht duhet të kalohet…33.000 m2 duhet të kalohen në pronësi si tokë e Universitetit. Është në pronësi të Universitetit, mirëpo nuk kemi plan gjeodezik që të kalojë, janë disa procedura në MT, mirëpo nuk paraqesin pengesë”, pohoi Zeqiri.

Ai gjithashtu foli edhe për arsimin e lartë, ndërsa tha se duhet ligj i ri, ku përveç zvogëlimit të numrit të fakulteteve, duhet të vendoset sistemi dual i studimit. Zeqiri tha se ky sistem do të përgatiste kuadro të gatshëm për tregun e punës.

“Arsimi sipëror të jetë dual, sepse cila është përparësia e sistemit dual, dmth studentët edhe të studiojnë edhe të punojnë. Edhe ashtu kemi diku afër 700.000 të punësuar, prej të cilëve 500.000 në sektorin privat, 180.000 në sektorin publik dhe shtetëror. Nëse e analizojmë mungesën e fuqisë punëtore, do të jetë e rëndësishme që 50.000 studentë të ndihmojnë në shtet”, theksoi mes tjerash Zeqiri, duke shtuar se vlerëson se pushteti është i gatshëm të punojë në këtë drejtim, për reforma rrënjësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat