Aziri: Në Maqedoninë e Veriut po zbatohet një plan për deshqiptarizimin e institucioneve

Maqedonia

Aziri: Në Maqedoninë e Veriut po zbatohet një plan për deshqiptarizimin e institucioneve

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 16:53
Elmi Aziri

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri ka deklaruar në emisionin “Ballkan Update” se goditja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut po përforcohet gjithmonë e më shumë.

Ai ka thënë se qeveria e Mickoskit po bën thirrje të përditshme për largimin e tyre nga institucionet.

Sipas Azirit, vetëm në këto dy muaj, institucionet kanë filluar të largojnë shqiptarë nga pozitat kyçe në funksion të shtetit, dhe kanë filluar t’i zëvendësojnë me maqedonas.

“Në vendin tonë nuk po ndodh asgjë e papritur dhe asgjë e paparalajmëruar. Duke u nisur nga sloganet e fushatës të VMROS, të cilat kryesore kishin ‘Maqedonia përsëri e jotja’ dhe ‘Maqedonia përsëri krenare’, edhe po e shohim që dita-ditës po ndodhin veprime që e godasin çdo avancim të pozitës juridiko-kushtetuese të shqiptarëve. Ne si aleancë kemi kërkuar që të hiqet detyrimi poshterues në Kushtetutën e Maqedonisë dhe na janë përgjigjur që do ta heqim 20%, por do ta heqim dhe balancerin, që buroi nga marrëveshja e Ohrit.

Gjykata Kushtetuese edhe më herët i ka paralajmëruar këto veprime. Natyrisht, ka paralajmëruar se do të diskutojë në fillim të tetorit dhe për ligjin për përdorimin e gjuhëve, që në fakt i dedikohet gjuhës shqipe. Edhe të gjitha këto ne i shohim si pjesë përbërëse të një plani më të madh që ka për qëllim deshqiptarizimin e institucioneve ose shmangien e shqiptarëve në margjinat e funksionimit të shtetit. Këtyre ditëve kemi qene dëshmitarë të thirrjeve, që të bojkotohen të gjitha bizneset shqiptare, mos të ketë qarkullim nga ana e konsumatorëve në për këto bizneset shqiptare. Vetëm në këto dy muaj, institucionet kanë filluar të largojnë shqiptarë nga puna, pozitat kyçe në funksion të shtetit, kanë larguar shqiptarët dhe kanë filluar t’i zëvendësojnë me maqedonas dhe fatkeqësisht po rikthehemi në kohët e kaluara”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat