OEMVP për kufizimin e marzhës: Ministri s’na ka konsultuar, efekti mund të jetë minimal

Maqedonia

OEMVP për kufizimin e marzhës: Ministri s’na ka konsultuar, efekti mund të jetë minimal

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 19:39

Të ngutura dhe të pa menduara mirë e sheh masën e Qeverisë për kufizimin e marzhës, ekonomisti Faton Halili. Sipas tij kjo masë nuk është në të mirë të qytetarëve dhe befasohet se si e kanë pranuar Odat Ekonomike, për shkak se sipas tij, as bizneseve nuk u konvenon. Kompanitë mund të gjejnë mënyra të ndryshme për të keqpërdorur situatën dhe shteti nuk ka kapacitete të mjaftueshme që ta kontrolloj, shprehet Halili.

Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore mohojnë të kenë pasur takim zyrtar me Ministrin e Ekonomisë Besar Durimishi ose të jenë konsultuar për këtë masë. Drejtori ekzekutiv Durim Zeqiri thotë se masa është në dëm të bizneseve dhe qytetarëve.

Nga OEMVP kërkojnë që kjo masë të rishikohet, sepse vlerësojnë se nuk i përkon mentalitetit zhvillimor ekonomik, ngaqë me këtë qeveria drejtpërdrejt intervenon në tregun e lirë, me çka rrënohet ky koncept, ku çmimet duhet t’i determinoj oferta dhe kërkesa.

Masa e Qeverisë parasheh kufizim të marzhit të përfitimit bruto të kufizohet për 10%. Këtë propozim Ministria e Ekonomisë tashmë e ka dorëzuar në seancë të Qeverisë, ndërsa ministri Durmishi pret që të miratohet në seancë qeveritare. Disa nga produktet që do të përfshihen në masë janë buka, bulmeti, frutat, perimet, kurse shporta do të jetë afatshkurtër dhe e vlefshme për një muaj dhe do të vazhdojë për Vitin e Ri dhe të gjitha festat në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat