BDI: Me VLEN-in në qeveri, nuk ka më punësime për shqiptarët

Maqedonia

BDI: Me VLEN-in në qeveri, nuk ka më punësime për shqiptarët

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 11:14
BDI

BDI në një kumtesë për media ka reaguar sërish rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të ngrirë mekanizmin për barazi në punësime “balancuesit”. Nga BDI thonë se “VLEN po i mbyllë sytë dhe po e lejon rrënimin e të arriturave më të rëndësishme të shqiptarëve për dy dekada me radhë”.

“Vlerësojmë se ky vendim shkel drejtpërdrejt dispozitat kyçe të Kushtetutës sonë dhe rrezikon themelet e shoqërisë sonë shumetnike të ndërtuar me shumë vështirësi. Ky vendim cënon përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore, respektivisht s’ka më punësime për shqiptarët”.

“Andaj, BDI apelon për rishqyrtim urgjent të këtij vendimi, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të rendit kushtetues dhe të sigurohet që parimi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të mbetet efektiv dhe i zbatueshëm në praktikë”.

“Ne i sigurojmë bashkëqytetarët tanë se do të mbetemi vigjilentë në mbrojtjen e këtij parimi kyç kushtetues. Vetëm kështu mund të sigurojmë një të ardhme të sigurt të drejt dhe të barabartë për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thonë nga VLEN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat