Ministri i Administratës, Goran Minçev tha se personalisht e përshëndet vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e mekanizimit të Balancuesit.
Minçev tha se për momentin nuk mund të konfirmojë nëse po punohet për zgjidhje të re ligjore për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në sektorin publik.
“Mendoj se Balancuesi si mjet digjital në të kaluarën, me të vërtet ka qenë mjet i keqpërdorimeve dhe nëse e shohim në atë kontekst, e përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Sa i përket zgjidhjeve ligjore, unë në këtë moment nuk mund të them nëse do të ketë të re, ose cila do të jetë përmbajtja e asaj zgjidhje ligjore. Gjithsesi do ta prisja, edhe Ministria e Administratës, vendimin final të Gjykatës Kushtetuese, sipas asaj çfarë do të jetë, ne do të vepronim në zgjidhje të re eventuale, që më duhet të them se është kategori kushtetuese”, tha Minçev.