Në përgjigje për TV21, kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski tha se tanimë është hapur konkursi për kuadër mësimdhënës në shkollën fillore në Vizbeg.
Kostovski thotë se secili që është i interesuar dhe mendon se i plotëson kushtet, mund të aplikojë. Konkursi zgjatë tre ditë, respektivisht deri të martën.
“Problemi është zgjidhur. Sot është shpallur thirrje publike.
Pajtueshmëritë nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Financave kanë arritur gjatë ditës së djeshme. Shpallja do të zgjatë tre ditë pune që do të thotë se deri në mesin e javës së ardhshme tërësisht do të jetë e ekipuar shkolla, edhe sa i përket kuadrit mësimdhënës edhe shërbimeve profesionale. Kështu që për disa ditë shkolla edhe zyrtarisht do të fillojë me mësim”, tha Darko Kostovski – Kryetar i Butelit.