Petrovska: OBRM-PDUKM duhet të pranojë fajësinë për skandalin me flamurin e RMV-së në Bullgari

Maqedonia

Petrovska: OBRM-PDUKM duhet të pranojë fajësinë për skandalin me flamurin e RMV-së në Bullgari

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 13:32
Slavjanka Petrovska

“OBRM-PDUKM është dashur ta pranojë fajin për skandalin e mosvendosjes së flamurit të Maqedonisë gjatë takimit me Presidentin e shtetit të Bullgarisë, të pranojë kritikat që janë të rëndësishme për vendin dhe të ndërmarrë hapa konkretë”, tha deputetja e LSDM-së, Slavjanka Petrovska në emisionin “Vetëm e vërteta” në Kanal5.

“Nga një takim, që supozohej të ishte një hap drejt afrimit, u krijua një hendek. Veç kësaj, tani shohim edhe deklaratat e majave politike që e thellojnë edhe më shumë këtë hendek.

Është joserioze kur dërgon presidenten e vendit edhe nëse nuk ka pyetje të hapura, të mos i kushtosh vëmendje protokollit të plotë nga fillimi deri në fund, nga hyrja në kufijtë e atij vendi deri në daljen. Papritur, OBMR-PDUKM, partia politike që 7 vjet flet dhe gënjen se kemi shitur interesat kombëtare, thotë se LSDM-ja bëri bujë se nuk e kishte flamurin kombëtar.

Flamuri kombëtar është një simbol. Është detyrë e presidentit të shtetit të mbrojë simbolet dhe interesat e shtetit. Përderisa OBRM-PDUKM fajëson LSDM-në për gjithçka, përfshirë edhe atë që ndodh në zyrat e tyre, nuk mund të thuhet se e kanë marrë mësimin. Për skandalin me flamurin dhe mosrespektimin e flamurit të Maqedonisë fajtore është OBRM-PDUKM”, tha Petrovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat