Dy ditët e ardhshme moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me temperatura më të ulëta të mëngjesit.
Të martën dhe të mërkurën priten vranësira kalimtare me reshje lokale të shiut, në disa vende të rrëmbyeshme me kushte për paraqitje të bubullimave.
Siç informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), nesër gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të vogla dhe me erë të lehtë të ndryshueshme. Mëngjesi do të jetë më i ftohtë. Temperatura minimale do të lëvizë prej tre deri 13 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 18 deri 28 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe kryesisht i qetë, me temperaturë minimale prej shtatë, ndërsa maksimale prej 27 gradë.