Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti thotë në një intervistë se “të martën do të shfuqizohen një pjesë e kazinove online”.
“Në seancën e radhës pritet që të shfuqizohen kazinotë online të ofruara në mënyrë të kundërligjshme.
Me to do t’i tërheqim kazinotë nga fëmijët tanë nga shtëpitë tona”, thotë Mexhiti për Radion Evropa e Lirë.
Aktualisht Mexhiti shoqëruar nga një delegacion qeveritar po qëndron në ShBA, si pjesëmarrës në Asamblenë e OKB-së.