“Me ardhjen e vjeshtës, shumë njerëz përballen me sfidën e alergjive sezonale, të shkaktuara nga polenët dhe myku që ndodhen në ajër. Periudha e vjeshtës është veçanërisht problematike për ata që janë të ndjeshëm ndaj alergjive, pasi ndryshimet në mot dhe lagështia krijojnë kushte ideale për përhapjen e tyre.”
Teshtitjet e shpeshta, kruarja e syve, skuqjet nëpër lëkurë, sekretacionet e hundës dhe fyti i thatë, janë ndër simptomatologjitë më të shpeshta të alergjive. Alergjitë në shumë raste ngjasojnë me gripet, andaj mjekë apelojnë që pacientët të cilët vërejnë këto simptoma të paraqiten nëpër mjekët amë për të marrë terapinë e duhur.
“Duhet ne si mjek ti udhëyojmë pacientët për diagnostifikim, nëse bëhet fjalë për alergji, ku bëjmë teste për alergji, janë testet e lëkurës dhe testimi me gjak. Për trajtim të alergjive përdorim antihistaminic që ndërpren inlafacionin, teshtitjen, kruarjen, skuqjen e syve. Hkjitahshtu edhe kortikosterodiet që janë në formë të sprejit, korkosteroid nazal ose oral dhe imunoterapinë në bazë të alergjisë. E nëse nuk trajtojtohet me kohë, fillon me bronkit kronik dhe asmë”, u shpreh mjekja Ajshe Zekiri.
Më të prekurë ndaj alergjive janë fëmijët, megjithatë kohëve të fundit vërehet një rritje e alergjive edhe tek personat e rritur të cilët kanë kaluar covid 19.
“Alergjia është tash më e shprehur te pacinntët sidomos nga pandemia e këndej. Shumë pacinentë që përapa nuk kanë pasur symptoma të alergjisë, tahs tea to pacinët janë prezente, pra bëhet ndryshim në imunitetin qelizor dhe këtë e verej te shumica e pacientëve që kanë qenë pozitiv me covid 19 kanë të shprehur tani edhe simptoma të alergjisë”, theksoi Zekiri.
“Shëndeti dhe cilësia e jetës mund të përmirësohen ndjeshëm me trajtimin e duhur dhe masat e nevojshme parandaluese. Vetëm përmes një qasjeje të përgjegjshme dhe të informuar mund të minimizohen efektet e saj.” /