Tërmet me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter është ndjerë mbrëmë në Maqedoni.
Tërmeti u ndje rreth orës 02:02 dhe epiqendra ishte 14 kilometra nga Kisela Voda me thellësi prej 8 kilometrash.
“Rrjeti sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbrëmë në ora 02:02 ka regjistruar një tërmet me epiqendër që i përket zonës epiqendrore të Shkupit, me magnitudë lokale të Rihterit 4. Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti është ndjerë nga popullata e qytetit të Shkupit dhe rrethinës, me intensitet III-IV gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Tërmeti ka qenë 23 kilometra në lindje të qendrës së Shkupit, në një thellësi prej 7 kilometrash.