Adnan Azizi: “Balancuesi” do të zëvendësohet me ligj

Maqedonia

Adnan Azizi: “Balancuesi” do të zëvendësohet me ligj

Më: 23 shtator 2024 Në ora: 12:34
Deputeti i VLEN, Adnan Azizi

Deputeti i VLEN, Adnan Azizi është i bindur se mekanizmi i Balancuesit do të zëvendësohet me ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.

I pyetur për deklaratat e ministrit për Administratë Goran Minçev, Azizi tha se ZNAM nuk ka qenë pjesë e negociatave mes OBRM-PDUKM-së dhe VLEN-it.

“Shtyllat bazë që e përbëjnë këtë koalicion është OBRM-PDUKM dhe VLEN-i, kurse ZNAM-i është një pjesë shtesë që është shtuar pastaj në pjesën e koalicionit dhe në periudhën që janë zhvilluar negociatat, ZNAM-i nuk ka qenë pjesë e negociatave”, tha Azizi.

Ai shtoi se në këto negociata është kërkuar nga VLEN që Balancuesi të zëvendësohet me ligj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat