S’ka komision për licencim për edukatore që 9 muaj, mijëra të punësuar mbesin pa licenca

Maqedonia

S’ka komision për licencim për edukatore që 9 muaj, mijëra të punësuar mbesin pa licenca

Më: 23 shtator 2024 Në ora: 14:07
Foto ilustrim

Mungesa e një komisioni për licencimin e punonjësve të çerdheve në shtet, ka bërë që mijëra të punësuar dhe të interesuar për punë si edukatore dhe punonjës profesional në çerdhe, dhe shumë drejtorë të mbesin pa licencë përkatëse.

Komision për licencim nuk ka tashmë më shumë se 9 muaj.

Ministri i Politikës Sociale Fatmir Limani paralajmëroi se komisioni do të funksionojë seë shpejti, por pa saktësuar se kur. Në Tetovë, kjo mungesë ka ndikuar në mos hapjen e çerdhes së re.

“Jam në fazën e fundit të përgatitjes së formulimit dhe Projekt Ligjit për këtë çështje e që do kaloj në seancë të Qeverisë e pastaj edhe në kuvend që të përmbyllet e gjithë kjo procedurë. Arsyeja se përse e kanë mbajt nëntë muaj pezull këtë është thjeshtë për të dhënë hapësirë e mundësi çerdheve që nuk plotësojnë kushte të mund të funksionojnë mbi bazën e arsyetimit tek inspektorati kur kërkon përgjegjësi, që ti drejtohen se i mbajmë punëtorët pa licenca shkaku se fajin ka pushteti”, tha Fatmir Limani, ministër i Politikës Sociale.

“Me dhënien e pëlqimeve për objektin e ri çerdhja do të hapet. 28 punësime duhet. Problem kyç kemi edhe licencimin sepse komisioni për licencim të personelit në kopshte që prej nëntë muajsh nuk është në funksion, andaj edhe gjeneratat e reja të interesuara për punë në kopshte presin më shumë se dy vite por nuk u japin licenca, edhe pse me Ligj afati i dokumente është gjashtë muaj dhe duhet të jepet përgjigje, por nuk janë thirrur dhe kemi shumë nga ata që vijnë në kopsht për tu informuar por ende ska gjë”, u shpreh Fatlinda Jahja, drejtor e çerdheve të Tetovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat