Mucunski – Gerapteritis: Respektimi i ligjit ndërkombëtar publik është thelbësor për të siguruar një të ardhme të bazuar në prosperitetin e përbashkët

Maqedonia

Mucunski – Gerapteritis: Respektimi i ligjit ndërkombëtar publik është thelbësor për të siguruar një të ardhme të bazuar në prosperitetin e përbashkët

Më: 23 shtator 2024 Në ora: 20:45
Foto nga takimi

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, sot u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, Giorgos Gerapetritis.

“Ky takim paraqet një hap të rëndësishëm përpara në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe një përmirësim të dukshëm të marrëdhënieve diplomatike.

Gjatë diskutimit konstruktiv, vëmendje e veçantë iu kushtua mundësive për zhvillimin e tregtisë, infrastrukturës dhe investimeve në energji, si fusha kyçe ku ekzistojnë mundësi reale për zgjerimin e bashkëpunimit.

Respektimi i ligjit ndërkombëtar publik është thelbësor për të siguruar një të ardhme të bazuar në prosperitetin e përbashkët dhe paqen e qëndrueshme. Angazhimi i ndërsjellë ndaj këtyre parimeve është bazë për realizimin me sukses të iniciativave dhe projekteve të dobishme në të ardhmen”, njoftojnë nga MPJ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat