Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata.
LAMM njofton se intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar.
Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.