Angellovska-Bezhoska në takim me Sallas: Sistemi bankar në RMV është stabil dhe i sigurt

Maqedonia

Angellovska-Bezhoska në takim me Sallas: Sistemi bankar në RMV është stabil dhe i sigurt

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 11:27
Angellovska-Bezhoska në takim me Sallas: Sistemi bankar në RMV është stabil dhe i sigurt

“Sektori bankar në vend është stabil dhe i besueshëm, gjë që në masë të madhe është për shkak të politikave dhe masave makroprudenciale të zbatuara nga Banka Popullore për ruajtjen e stabilitetit financiar”.

Kjo u theksua në takimin që u zhvillua mes Guvernatores së Bankës popullore dhe Hesus Sarina Salas, anëtar i Bordit të vetëm për zgjidhje të bankave, një institucion i Bashkimit Bankar Evropian, qëllimi i të cilit është të përballet në kohë me problemet në funksionimin e bankave, dhe në këtë mënyrë të sigurohet stabilitet financiar, informojnë nga Banka Popullore.

Në takim u theksua se sektori bankar në vend është i rregulluar në përputhje me standardet më të larta në BE, siç tregojnë edhe vlerësimet e Komisionit Evropian për harmonizimin e lartë të rregullores bankare dhe kuadrit mbikëqyrës me standardet në BE.

Aftësia paguese e sistemit bankar është përmirësuar, ndërsa shkalla e përshtatmërisë së kapitalit arriti nivelin prej 19% në fund të gjashtëmujorit të parë të 2024, që është më i larti që nga viti 2006. Treguesit më të lartë të aftësisë paguese rrjedhin kryesisht nga kërkesat më të larta rregullatore dhe mbikëqyrëse lidhur me kapitalin e bankave, i cili lidhet kryesisht me shtresat mbrojtëse të kapitalit dhe lejimin e kapitalit të përcaktuar në bazë të vlerësimit mbikëqyrës. Duke marrë parasysh që Banka Popullore në disa raste ka rritur kërkesat për kapital në lidhje me shtresën mbrojtëse anticiklike të kapitalit, të cilat do të fillojnë me zbatimin në periudhën e ardhshme, pritet që aftësia paguese e sistemit bankar të vazhdojnë të përmirësohet”, thuhet në kumtesën e sotme nga Banka Popullore.

Në takimin u bisedua edhe për Ligjin për zgjidhje të bankave, me të cilin Bankës Popullore i besohet kryerja aktiviteteve për përballjen me problemet në punën e bankave, gjegjësisht aktivitete përgatitore, fillimin e procedurës për përballjen me problemet në punën e bankave dhe zbatimin e instrumenteve dhe autorizimet për përballje me problemet në punën e një banke. Nga Banka thonë se është në proces përpunimi i rregullatores nënligjore për zbatimin e ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat