Ganiu: Komuna e Çairit paguan 20 milionë denarë në vit për mirëmbajtjen e parqeve, por nuk merr shërbimin

Maqedonia

Ganiu: Komuna e Çairit paguan 20 milionë denarë në vit për mirëmbajtjen e parqeve, por nuk merr shërbimin

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 12:39
Visar Ganiu

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu tha se qytetarët e kësaj komune paguajnë rreth 6 denarë për mirëmbajtjen e parqeve, ose thënë ndryshe 20 milionë denarë në vit, që siç thotë Ganiu, paguan më shtrenjtë se komunat e tjera, ndërsa shërbimet e marrin më të dobëta.

“Parqet dhe Gjelbërimet, absorbojmë 20 milionë denarë në vit prej Komunës së Çairit. Jemi komuna e parë që në bazë të numrit të banorëve dhe territorit që kemi, paguajmë më shtrenjtë. Ne paguajmë 5.68 denarë për metër katror ndërsa shërbimet i marrim më të dobëta. Ky është diskriminim”, tha Ganiu.

Ai foli edhe për mundësinë e pavarësimit të kësaj komunë nga Qyteti i Shkupit, që siç tha, po të ndodhë kjo, do të ketë shërbime 100 herë më të mira dhe se qytetarët do ta ndjenjë këtë ndryshim.

“Mendoj se ne nuk duhet t’i marrim vetëm ingirencat por ne duhet t’i marrim edhe mjetet fiancniare. D.m.th. kuptohet në këtë drejtim taksat të cilat janë të drejtuara atje të alokohen dhe të paguhen tek ne. Unë ju garantojë se ne do të kemi shërbime 100 herë më të mira se tani dhe qytetari atë do e ndjejë”, tha Ganiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat