“I qoftë me fat”, Mickoski i përgjigjet Snopçes për largimin e VLEN-it nga Qeveria

Maqedonia

“I qoftë me fat”, Mickoski i përgjigjet Snopçes për largimin e VLEN-it nga Qeveria

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 13:00
Kryeministri i RMV-së Hristijan Mickoski dhe Halil Snopçe

Kryeministri i RMV-së Hristijan Mickoski, është pyetur në lidhje me deklaratat e deputetit të VLEN-it Halil Snopçe, i cili tha se nëse shfuqizohet Ligji për gjuhët dhe miratohet ai për “branitellat”, do të dalin nga Qeveria.

Mickoski i pyetur nga gazetarët për këtë deklaratë, shkurt u përgjigj “i qoftë me fat”,.

Mickoski gjithashtu u pyet për deklaratat e Ali Ahmetit, i cili paralajmëroi protesta, ndërsa u përgjigj me të njëjtën fjali.

“Gjithashtu edhe atij i uroj shëndet të mirë dhe i qoftë me fat”, tha Mickoski.

Ndryshe, Snopçe mbrëmë tha se VLEN nuk ka çfarë të kërkojë në një Qeveri me OBRM-PDUKM-në, nëse shfuqizohet Ligji për përdorimin e gjuhëve, me të cilin rregullohet përdorimi i gjuhës shqipe, si dhe nëse miratohet ligji për “branitellat”, pa qenë pjesë e saj edhe ish-ushtarët e UÇK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat