Miteva: Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së ka ndarë 100 milionë euro pa kritere të qarta

Maqedonia

Miteva: Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së ka ndarë 100 milionë euro pa kritere të qarta

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 13:58
Marija Miteva

OBRM-PDUKM-ja akuzon LSDM-në dhe BDI-në për keqmenaxhim të 100 milionë eurove që sipas tyre kanë përfudnuar në persona të afërt me pushtetin e kaluar.

Nga OBRM-PDUKM thonë se përmes programit të Qeverisë për masat për ballafaqim me krizën Kovid-19 janë paguar mjete në vlerë mbi 6 miliardë denarë pa kritere të përcaktuara lidhur me përzgjedhjen e institucioneve dhe shumën e aprovuar financiare të pakthyeshme.

“Ndërtimi i Qendrës Klinike të re në Shkup me një projekt të braktisur në vitin 2017 do t’i kushtonte shtetit 120 milionë euro. Por, qeveria e LSDM-së dhe BDI-s ka shpërndarë para sa për një qendër klinike në mënyrë të dyshimtë për një vit.

“Të dhënat e Revizionit janë edhe më shqetësuese në vazhdim, respektivisht ata thonë se në ndarjen e 100 milionë eurove, 33 për qind e pranuesve të mjeteve nuk kanë dorëzuar raport për realizmin e aktiviteteve në Qeveri, që nënkupton qeveria në përgjithësi nuk ka pasur qasje ku kanë përfunduar 33 milion euro nga shuma e përgjithshme 100 milionë, që i ka ndarë pa kritere të qarta”, tha Marija Miteva nga OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat