Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot në Bruksel mori pjesë në takimin zyrtar të Këshillit për Çështje të Përgjithshme të Bashkimit Evropian (GAK). Kjo është hera e parë që Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria dhe Serbia të përfshihen në Raportin e Komisionit Evropian për sundimin e së drejtës, duke ju ofruar mundësinë ministrave të vendeve kandidate në mjedis gjithëpërfshirës, së bashku me ministrat e vendeve anëtare të Unionit, të shkëmbejnë mendime për çështjet lidhur me sundimin e së drejtës.
Ministri Murtezani, në takim, përshëndeti vendimin për përfshirjen e Maqedonisë së Veriut në Mekanizmin e BE-së për sundimin e së drejtës, i cili do të sigurojë rrugë të qartë për ndjekjen dhe vlerësimin e progresit tonë drejt harmonizimit me standardet e BE-së, duke siguruar që ne i përmbushim përcaktimet demokratike dhe përcaktimet për sundimin e së drejtës të domosdoshme për anëtarësim në Union.
“Përfshirja jonë në Mekanizmin e BE-së për sundimin e së drejtës shënon një hap kritik në integrimin tonë të përshpejtuar në Bashkimin Evropian. Duke shikuar përpara, kërkojmë pjesëmarrjen e plotë të vendeve kandidate në këtë mekanizëm, duke përfshirë rekomandimet e detajuara dhe monitorimin, të cilat do të kontribuojnë në harmonizimin e shpejtë me standardet evropiane”.
“Kjo jo vetëm që do të përmirësojë kornizën tonë për sundimin e së drejtës, por edhe do të lehtësojë integrimin më të thellë në menaxhimin e sistemit ekonomik evropian -dy procese të cilat medoemos duhet të zhvillohen ndërthorazi”, tha Murtezani.