Bekteshi: Masovikisht vidhet rrymë nga objekte gastronomike dhe hotelerike në Shkup, asnjë reagim e përgjegjësi

Maqedonia

Bekteshi: Masovikisht vidhet rrymë nga objekte gastronomike dhe hotelerike në Shkup, asnjë reagim e përgjegjësi

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 16:21
Kreshnik Bekteshi

Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se kafeteri dhe objekte hotelerike masovikisht po vjedhin rrymë ndërkohë që për këtë, nuk ka reagime e as përgjegjësi. Bekteshi tha se ka dëm milionësh por që e paguajnë amvisëritë.

“SKANDAL në qendër të Shkupit!

Kafeteri dhe objekte hotelerike masovikisht VJEDHIN rrymë.

“A ju kujtohen reagimet për Haraçinën dhe Sllupçanin???

Pagesa e rrymës është mbi 95% në ato vendbanime.

Asnjë regim, asnjë përgjegjësi për vjedhjen masive të rrymës nga objekte gastronomike dhe hotelerike ne qendër të Shkupit, të cilët bëjne dëm milionësh e që e paguajnë amvisritë.

Apo reagime ka vetëm atëher kur me direktiva të qendrave të ndryshme duhet dikë të paraqesin si të “prapambetur”, të padëgjushësh etj.?”, ka shkruar Bekteshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat