Deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska thotë se nuk ka mundësi që statusi i ish-pjestarëve të UÇK-së të zgjidhet me Ligjin për “branitellat”. Petrovska tha se këtë nuk e lejon as aspekti formal dhe juridik.
“Jo! Sepse ky ligj është për të drejtat e pjesëtarëve të shërbimeve të sigurisë, të forcave, kërkoj falje. Në këtë ligj absolutisht dihet se cili është qëllimi, kështu që ajo çështje edhe në aspektin formalo juridik apo si të doni, nuk mund të përfshihet”, pohoi mes tjerash Petrovska.
Ligji i propozuar, sipas saj, ka një qëllim të vetëm, që është të specifikojë një të drejtë tashmë të përcaktuar në ligje dhe të parashikojë dispozita që do të nënkuptojnë kompensim të drejtë për “branitellat”.
Ndryshe, Ligji për “branitellat” për momentin ndodhet në komision kuvendar, ndërsa ka shkaktuar përplasje në mes partive shqiptare se kush i ka meritat për bllokimin e tij.