Të enjten Orban do të vijë në Maqedoni, do të ketë takim me Mickoskin

Maqedonia

Të enjten Orban do të vijë në Maqedoni, do të ketë takim me Mickoskin

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 17:48
Foto nga takimi

Nga qeveria e RMV-së njoftojnë se kryeministri i Hungarisë, Victor Orban do të qëndrojë në Maqedoninë e Veriut me 26 dhe 27 shtator.

Gjatë vizitës së delegacionit qeveritar hungarez, është planifikuar mbledhje e përbashkët mes dy qeverive.

Ndërsa do të ketë takim kokë më kokë mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe homologut të tij hungarez.

Orban gjatë qëndrimit të tij në vendin tonë do ta vizitojë edhe Ohrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat