Zekolli: Më 4 nëntor nënshkruhet marrëveshja për projektim të rrugës Tetovë-Prizren

Maqedonia

Zekolli: Më 4 nëntor nënshkruhet marrëveshja për projektim të rrugës Tetovë-Prizren

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 19:02
Kaltrina Zekolli-Shaqiri

Derisa nga ana e Kosovës janë ndarë mjete dhe kanë filluar punimet për rrugën Tetovë-Prizren, nga ana e Maqedonisë një gjë e tillë akoma nuk ka filluar.

Zëvendësministrja për transport e Maqedonisë së Veriut, Kaltrina Zekolli-Shaqiri njoftoi se më 4 nëntor pritet të nënshkruhet marrëveshja për projektim.

“Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të bëhet nga të dyja palët, Ministria e Transportit e RMV dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e Kosovës.

Kjo marrëveshje pritet të nënshkruhet në Shkup, dhe për implementimin e këtij segmenti duke i respektuar ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk është i nevojshëm ratifikimi nga Kuvendi” ka njoftuar Zekolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat