LSDM: OBRM-PDUKM miratoi ligj të ri bashkë me destabilizuesit nga BDI

Maqedonia

LSDM: OBRM-PDUKM miratoi ligj të ri bashkë me destabilizuesit nga BDI

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 19:55
Foto ilustrim

Partia opozitare vlerëson se koalicioni OBRM-PDUKM me BDI-në është duke punuar.

“Në Kuvend sot, pikërisht me votat e BDI-së, qeveria siguroi shumicë prej dy të tretash dhe u miratuan ndryshimet në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale.

Përderisa Mickoski i sulmon publikisht, ata po bëjnë të vetën në Kuvend.

OBRM-PDUKM realizoi një tjetër marrëveshje të koalicionit OBRM-PDUKM-BDI.

Rreth 1 muaj më parë, OBRM-PDUKM dhe BDI kanë themeluar bashkërisht një organ për monitorimin e përfaqësimit të drejtë të komuniteteve.

OBRM-PDUKM së bashku me BDI-në dhe ZNAM-in në një seancë e mbrojtën Gashin nga përgjegjësia për të gjitha skandalet.

Pra, në mëngjes Mickoski thotë se BDI do ta destabilizojë vendin dhe se ata janë kriminelë, dhe pasdite në Kuvend deputetët e saj votojnë marrëveshje të përbashkëta me BDI-në”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Marrëveshjet nën tavolinë, manipulimet dhe konfliktet e rreme publike mes dy palëve, sipas tyre, janë metoda që janë parë në të kaluarën dhe nuk po kalojnë më.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat