Mitrevski: Të mblidhet Komisioni për çështje rregullore për vendimin e Gashit për Ligjin për Mbrojtësit

Maqedonia

Mitrevski: Të mblidhet Komisioni për çështje rregullore për vendimin e Gashit për Ligjin për Mbrojtësit

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 17:31
Jovan Mitreski

Sot, si nënkryetar i Kuvendit i propozuar nga partia më e madhe opozitare, në bazë të nenit 62, paragrafi 4 i rregullores, përmes arkivit i kam dorëzuar një shkresë, një kërkesë kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, të ngarkoj komisionin për çështjet rregullore dhe të imunitetit mandator dhe të thërrasë seancën ku do të interpretohet zbatimi i nenit 126 paragrafi 3. Meqë absolutisht nuk pajtohem me shpjegimin e kryetarit për këtë nen të rregullores e dorëzova kërkesën në fjalë, tha deputeti i LSDM-së, Jovan Mitreski.

“Nëse në bazë të të njëjtit nen, Afrim Gashi, ka mbledhur komisionin për financimin dhe buxhetin, për huamarrjen nga Hungaria, që në fakt është obligim i tij, të njëjtën gjë mund ta bëjë edhe me ligjin për të drejtat e veçanta të anëtarëve të forcat e sigurisë.

Koordinatori i Grupit Parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski para gati 10 ditësh, i ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit kërkesë për të dhënë shpjegime nëse dhe kur do ta thërrasë seancën e komisionit për shqyrtimin e këtij ligji, në të njëjtën ditë kur u mblodh komisioni i financimit dhe buxhetit.

Deri në këtë moment nuk ka asnjë shpjegim apo përgjigje dhe me shumë mundësi nuk do të ketë. Janë disa shpjegime të dërguara në opinion, të cilat nuk kanë fare kuptim, nuk janë as në përputhje me rregulloren e punës dhe as nuk janë në kontakt me realitetin. Prandaj, nëse kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, është i sigurt në arsyetimin e tij, kërkojmë që të thirret një komision për imunitetin procedural dhe çështjet e mandatit dhe aty mund të përplasim argumentet”, tha Mitrevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat