Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dhe sekretarja e përgjithshme, Marina Dimovska sot realizuan takim me drejtorin e Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), Xhon Fluarti. Në takim u shkëmbyen mendime për bashkëpunimin e deritanishëm midis Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe IRI-së, si dhe për mundësitë për avancimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në periudhën e ardhshme dhe në segmente të tjera.
Siç informon shërbimi për informim i Kuvendit, është shprehur vullneti i mirë për logjistikën e mëtejshme për forcimin e kapaciteteve të pushtetit legjislativ në fushën e legjislacionit, shërbimit profesional, transparencës dhe pavarësisë.
Bashkëbiseduesit konkretisht iu referuan mundësive për forcimin e rolit mbikëqyrës të Kuvendit, si dhe transparencës së tij ndaj publikut.
Kryetari Gashi e theksoi vizionin e tij për transparecën e plotë të Kuvendit, si në planin hapësinor, ashtu edhe institucional, në interes të qytetarëve, si bartës të sovranitetit.
Gjithashtu, u shkëmbyen mendime për sfidat me të cilat përballet Kuvendi në lidhje me hapat për përmbushjen e qëllimit strategjik të vendit për integrimin në Bashkimin Evropian.