Inspektoriati Shtetëror i Tregut ka konstatuar shkelje për mosrespektimin e vendimit të Qeveris për vendosjen e marzhës për 73 produkte të shportës vjeshtore, shkruan Alsat.
Sipas inspektoratit, tregtarët nuk e kanë marrë seriozisht punën e tyre dhe nuk kanë ulur çmimet e produkteve.
Mos respektimi i vendimit do të ketë ndëshkime për tregtarët, të cilat lëvizin nga 2 mijë deri në 10 mijë euro dënime, ndërsa nuk përjashtohet edhe mbyllja e objekteve tregtare.
“Unë personalisht në orët të djeshme të mbrëmjes I kam vizituar një numër të madh të marketeve… Atë që e pashë gjatë mbrëmjes së djeshme për mua është se tregtarët nuk e kanë kapur seriozisht vendimin dhe për këtë sot jeni në terren, do të veprojmë sipas rregullave ligjore. Siç përmenda, dënimet lëvizin prej 2 mijë deri në 10 mijë euro dhe çdo kush që sot nuk e respekton vendimin do të dënohet, dhe nëse ka nevojë në të ardhmen do ti mbyllim ato objekte që nuk e kanë respektuar vendimin”, tha Goran Trajkovski, drejtori i Inspektoriatit Shtetëror të Tregut.
Nga LSDM akuzojnë se masat e vonuara të qeverisë nuk kanë dhënë asnjë efekt.
“Në terren, në markete dhe në bisedimet me qytetarët përfundimi është se nuk ka ulje të çmimeve në pjesën më të madhe të produkteve. Vetëm një llojë I bukës është ulur për një denar. Tek mishi ka ulje simbolike vetëm prej 10 denarëve në kilogram, që është e pa rëndësishme. Përderisa produktet qumështore , qumështi, jogurti janë me çmime të njëjta. Një pejsë e çmimeve të këtyre produkteve të cilat tashë janë ulur, disa javë më parë çmimet janë rritur. Reagimi I vonuar I Qeverisë dhe masat paefikasitet nuk kanë dhënë asnjë efekt real”, u shpreh Bogdana Kuzeska, zëdhënse e LSDM-së.
Në terren janë rreth 120 inspektorë në disa qytete. Edhe qytetarët kanë vërejtur se nuk ka ulje të çmimeve pothuajse fare dhe nuk janë të kënaqur.