Ministria për administratë publike momentalisht nuk po përgatit Ligji i cili do të zëvendësonte Balancusin. Ministri Goran Minçev informoi se eventualisht në të ardhmen do të përgatitet ligj i tillë, por para së gjithash varet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Nga koalicioni VLEN paraprakisht kumtuan se ato po përgatisin Ligj për përfaqësim të drejtë, por sipas ministri Goran Minçev në opinion po jepen deklarata të ndryshme.
“Në deklaratat e Kryetarëve të partive politike, që janë pjesë e koalicionit VLEN, ekzistojnë qëndrime të ndryshme. Disa thonë se VLEN po përgatitë Ligj të ri për përfaqësim të drejtë të bashkësive etnike, por të tjerët thonë se duhet të fillohet dialog në suaza të koalicionit qeveritar për zgjidhje të re eventuale ligjore”, tha Goran Minçev.
Ministri Minçev thotë se respektohet masa e përkohshme e Gjykatës Kushtetuese, me të cilën “ngrihet” përdorimi i Balancuesit deri te sjellja e vendimit final. Megjithatë siç shton ministri, është mirë që VLEN po mendon për zëvendësimin e tij.
“Në thelb më gëzon fakti që edhe në koalicionin VLEN u pranua mendimi të cilin e kam thënë shumë herë deri më tani, se Balancuesi si mjet digjital i paraparë për përfaqësim të drejtë të bashkësive etnike në të kaluarën ka qenë lëndë e manipulimit dhe keqpërdorimit”, u shpreh Minçev.
Para një kohe, zv.kryeministi i parë, Izet Mexhiti, tha se ekziston marrëveshje në nivel të Qeverisë.
“Kemi marrëveshje politike që kjo të rregullohet me Ligjin për përfaqësim të drejtë”, pati deklaruar Izet Mexhiti.
Përfaqësuesit e VLEN theksuan se ata kanë përgatitur propozim-tekst dhe për të do të fillojnë diskutime të gjera javën e ardhshme.