Orban: Paratë që do t’i jap Hungaria Maqedonisë nuk janë kineze

Maqedonia

Orban: Paratë që do t’i jap Hungaria Maqedonisë nuk janë kineze

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 14:22
Viktor Orban

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban në konferencë për media foli edhe për huamarrjen prej 500 milionë euro që Maqedonia e Veriut do t’i marrë nga Hungaria.

Kryeministri hungarez u tha gazetarëve se ato para nuk janë para kineze siç spekulohet në opinion, por janë para evropiane.

“Ne nuk mund t’ju japim para kineze, ne mund t’ju japim para evropiane dhe do t’jua japim.

Ne kemi një marrëveshje me Kinën që ato para do të përdoren për projekte në Hungari dhe për këtë arsye nuk mund të japim para kineze,” tha Orban.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat