LSDM: Mickoski duhet ta pyesë Orbanin pse ambasadori hungarez ka votuar për ndarjen e Maqedonisë dhe Shqipërisë

Maqedonia

LSDM: Mickoski duhet ta pyesë Orbanin pse ambasadori hungarez ka votuar për ndarjen e Maqedonisë dhe Shqipërisë

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

Nga LSDM përmes një njoftimi thonë se takimi Mickoski – Orban nuk do të thotë asgjë për qytetarët e Maqedonisë.

Sipas tyre, në këtë vizitë, Mickoski është dashur ta shfrytëzojë mundësinë dhe publikisht ta pyesë Orbanin pse ambasadori i Hungarisë, vend kryesues në BE, ka votuar për ndarjen e Maqedonisë dhe Shqipërisë për në procesin eurointegrues.

“Këtë duhej ta pyesë Mickoski. Pse qytetarët e Maqedonisë, në kryesimin e tij me BE-në, janë në fund për anëtarësim në BE”, thonë nga LSDM.

Ata po ashtu thonë se Mickoski është dashur ta pyesë pse Hungaria nuk ndihmoi si partner strategjik në kohën kur dakordonin kredi me para të dyshuara kineze.

“Mickoski dhe Orban nuk ofruan asgjë për qytetarët, përveç që vendosën ta fusin në borxh vendin për 500 milionë euro”, thonë nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat