Sulmohet presidenti i FFM-së Muamed Sejdini
Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini, është rrahur nga disa persona me maska në një restorant në Shkup.
Lajmi konfirmohet edhe nga zëdhënësi i Federatës, i cili theksoi se “duke lëshuar restorantin pas një takimi pune, disa persona të panjohur kanë sulmuar presidentin dhe shoqëruesin”.
Ende nuk dihet gjendja reale pas sulmit, si dhe arsyet e rrahjes së kreut të FFM-së, raporton Alsat.mk.