Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, në një dalje për media foli edhe për ligjin për branitellat.
Bytyqi tha se janë të gatshëm që të ulen të diskutojnë për të gjithë të dëmtuarit nga koflikti i vitit 2001.
“LSDM-ja është e gatshme të zgjidh të gjitha problemt që një herë e përgjithmonë të mbyllen temat që trazojnë marrëdhëniet ndëretnike. Ne jemi të gatshëm të diskutojmë për zgjidhjen e problemit të gjithve të cilët kanë qenë të përfshirë në konfliktin e vitit 2001, sepse rrugë tjetër nuk ka. Temat e vështira dhe vendimet e vështira gjithmonë i ka marrë LSDM-ja. Ikja nga temat e ndryshme nuk sjell të ardhme të mirë.
Prandaj në vend se të akuzojmë njëri tjetrin, është mirë që të gjitha partitë që kanë qenë ndonjëherë në pushtet, por edhe ato të cilët tani janë në pushtet të ulen dhe të shohin çfarë është e ardhmja e këtij vendi. Duke futur problemet ndër “tepik” nuk zgjidhjet dhe nuk krijohet e ardhmja për fëmijët tanë. Prandaj përgjigja ime do të ishte – le ta kërkojnë nacionalizmin tek ata, kurse tek ne zgjidhjen për të ardhmen tonë. “, tha Bytyqi.