Ministri i Punëve të Jashtme në qeverinë teknike të Bullgarisë, Ivan Kondov, refuzon ndërmjetsim nga palët e treta për zgjidhjen e kontestit mes Shkupit dhe Sofjes.
“Marrëveshja evropiane me Republikën e Maqedonisë së Veriut është e qartë. Bullgarisë nuk i duhen ndjërmjetësues në këtë proces”, i ka thënë Kondov agjencisë bullgare të lajmeve BGNES.
Deklarata e ministrit bullgar, vjen pasi kryeministri hungarez Viktor Orban, gjatë vizitës së djeshme në vend, i prezantoi kryeministri Hristijan Mickoski një propozim për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë dhe tha se është i gatshëm që të shfrtyëzojë kryesimin e tij me Bashkimin Evropian dhe të jetë ndërmjetësues mes Shkupit dhe Sofjes për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.
Ai tha se, i mbetet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë që të vendosin nëse do të pranojnë këtë propozim.