Eurointegrimi i Maqedonisë së Veriut në qendër të takimeve të presidentes Gordana Siljanovska Davkova në Nju Jork. Edhe në takimin e saj me sekretarin e përgjithshëm të kombeve të bashkuara Antonio Guteresh është folur për zgjerimin e BE-së. Guteresh, është shprehur se integrimi I Maqedonisë së Veriut do të duhet të ndodhë sa më shpejtë të jetë e mundur. Ndërkaq presidentja e vendit në një intervistë për servisin publik është shprehur se ndarja nga Shqipëria nuk duhet të na dekurajojë.
Ajo pret që partnerët strategjik të luajnë rolin e tyre dhe të konfirmojnë përkushtimin e tyre për anëtarësimin e plotë të vendit, sipas kritereve.
“Kemi shanse që pas votave të tona dhe të tyre së shpejti të jemi në grupin e atyre që të negociojnë në kërkim të zgjidhjes që s’do na lë neve mbrapa, por do të na mundësojë zgjidhje më të mirë, më efikase për kontestet bilateral dhe nuk janë të lidhura me kriteret e Kopenhagës. Bisedimet këtu ishin paralojë e hapjes së rrugës edhe për ne.”, tha presidentja Gordana Siljanovska Davkova.
Sa i përket deklaratës bullgare të votuar në parlamentin bullgar, Siljanovska Davkova thotë se nuk ndërhyn në punët e brendshme të shtetit bullgar, por është e mendimit që bashkëpunimi në frymën e fqinjësisë së mirë duhet vazhduar.
“Me deklarata, me rezoluta të reja nuk do të zgjidhim problemet, por kjo është punë e politikës bullgare të deputetëve bullgarë dhe nëse ata konsiderojnë se nevojitet një deklaratë e tillë, kjo flet për ata dhe jo për ne. Unë edhe këtu në takimet me kryetarët e Ballkanit Perëndimor, por edhe me përfaqësues bullgarë dhe grek shfaqa gatishmëri të tregojmë pozicionet tona, pa kualifikime.”, tha Davkova.
Presidentja është prononcuar sa I takon ofertës së kryeministrit hungarez Viktor Orban për të ndërmjetësuar në zgjidhjen e kontestit midis Shkupit dhe Sofjes. Ajo thotë se dëshiron fillimisht të dëgjojë se çfarë përmban propozimi, dhe thotë se një ndërhyrje e palës së tretë mund të ndodhë përgjatë kryesimit të Hungarisë me BE-së. Presidentja Siljanovska Davkova ka përmbyllur vizitën e saj në kuadër të sesionit të 79 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me përfaqësues të Këshillit të Europës.