Ibrahimi: Për vetëm 100 ditë qeverisje, me VLEN u tregua dallimi

Maqedonia

Ibrahimi: Për vetëm 100 ditë qeverisje, me VLEN u tregua dallimi

Më: 29 shtator 2024 Në ora: 17:49
Ibrahimi: Për vetëm 100 ditë qeverisje, me VLEN u tregua dallimi

Kryetari i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi, në 100 ditët e Qeverisë, nënvizoi se VLEN ka treguar një dallim të dukshëm në këto 100 ditë.

Dikujt që nuk i mjaftuan as 22 vjet për ta bërë një punë të mirë, ndërsa neve nuk na duhen më shumë se 100 ditë që ta bëjmë dallimin”, deklaroi Ibrahimi.

Prioritetet e VLEN për të ardhmen përfshijnë reformën në administratën publike, tranzicionin energjetik dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor.

Ndër të tjera, Ibrahimi shpjegoi themelimin e Akademisë Shqiptare të Shkencave si një hap të domosdoshëm për avancimin e intelektualëve shqiptarë.

“Së pari të shpjegojmë se bëhet fjalë për akademi dhe jo për ushtri. Në një botë pluraliste akademia nuk mund të jetë moniste. Ne e kemi pasur në program, ndërsa kështu vetëm e kemi mbështetur nismën e intelektualëve shqiptarë për të pasur akademi shkencash. Nuk ka kuptim të kemi rreth 1000 profesorë universitarë dhe vetëm dy akademikë shqiptarë. Ky është poshtërim që nuk e lejojmë. Sivjet buxheti për Akademinë është siguruar nga katër komunat shqiptare (Çair, Tetovë, Gostivar dhe Zhelinë), ndërsa presim që edhe komunat e tjera ta mbështesim këtë projekt”, tha Ibrahimi, duke shtuar se vitin tjetër do të përpiqen që kjo akademi të gjej zgjidhje ligjore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat