Teleferiku që të çon nga mesi i Vodnos deri në majë është jashtë përdorimit për shkak të erës së fortë, njofton NTP Shkup. Teleferiku nuk ka funksionuar gjatë ditës së djeshme.
“Ju informojmë se teleferiku nuk punon për shkak të erës së fortë.
Forca e erës i kalon kufijtë e lejuar që teleferiku të funksionojë pa probleme dhe të sigurta.
Shërbimet kompetente po e përcjellin situatën në terren dhe në momentin kur do të krijohen kushte të përshtatshme moti për punë, teleferiku do të vazhdojë me transport të udhëtarëve”, thuhet në njoftimin e NTP Shkup.