Doganat e Maqedonisë konfiskojnë telefona të padeklaruara në Aeroportin e Shkupit

Maqedonia

Doganat e Maqedonisë konfiskojnë telefona të padeklaruara në Aeroportin e Shkupit

Më: 30 shtator 2024 Në ora: 13:32
Foto ilustrim

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se gjatë kontrollove të kryera javën e fundit, në një rast janë gjetur 5 celularë Iphone 16.

Telefonat u kapën te një shtetas i RMV-së, që po kthehej me fluturimin nga Stambolli.

“Janë kapur 5 telefona celularë Iphone 16 , të zbuluar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, gjatë kontrollit të bagazheve të udhëtimit të një shtetasi të Maqedonisë, i cili ka ardhur me fluturimin nga Stambolli.

I pyetur nga doganierët nëse kishte diçka për të denoncuar për kontroll doganor, pasagjeri, i cili u paraqit për hyrje në vend në terminalin VIP, u përgjigj se po sillte vetëm ëmbëlsira për fëmijët. Mirëpo, i janë kontrolluar valixhet dhe janë gjetur celularët”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Doganave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat